Duelet çerekfinaliste, spikatin derbi anglez dhe Juve-Real

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 13:30 | Nga

Përcaktohen 4 çiftet çerekfinaliste të UEFA Champions League nga shorti i hedhur në Nyon Zvicrës. Duelet e “zjarrta”, apo siç mund të konsiderohen ndryshe finalet e parakohshme ishin të pashmangshme, pasi të 8 të kualifikuara vinin nga ligat më të forta në Europë, La Liga, Premier League, Seria A dhe Bundesliga.

Finalja e sezonit të kaluar, Juventus – Real Madrid do të përsëritet në çerekfinale, ndërsa nuk u shmang dot derbi Anglez, Liverpooli – Manchester City.

Duart e Ambasadorit të UEFA Champions League, Andry Shenvçenko, ishin me fat për Bayernin e Mynihut, qe do të ketë përballë Sevillan, por edhe për Barcelonën, që do të sfidohet nga Roma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme