Dy kosovarë në Botërorin e Rusisë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:45 | Nga

“Football for Friendship” njëri ndër programet më të mëdha ndërkombëtare të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, do të mirëpres ambasadorë të ri nga Kosova në Botërorin e Rusisë.

“Football for Friendship” do të mirëpres fëmijë nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione, përfshirë edhe dy të rinj nga Kosova, të cilët do të jenë pjesë e një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore, që bazohen në miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Dy kosovarët e ri të përzgjedhur për këtë event, janë Jon Latifaj dhe Denis Zaiti, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Rusi, në rolet futbollist dhe gazetar i sportit.

Jon Latifaj është në rolin e futbollistit, që do të luajë në skuadrën e miksuar ndërkombëtare të miqësisë, në njërën nga 32 skuadrat.

Skuadrat janë krijuar duke u bazuar në parimet “Football for Friendship” duke i bërë bashkë futbollistët e së ardhmes, nga mosha 12-vjeçare. Bashkë me mikun e tij, 11-vjeçarin Denis Zaiti, i cili do të përfaqësojë Kosovën si gazetar i ri i sportit, për të raportuar nga Rusia për ngjarjen më të madhe të futbollit në botë.

211 fëmijët e tjerë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe Denisi, do të raportojnë nga Moska, aty ku të pranishëm do të jenë edhe 500 gazetarë të shtëpive të mediave më prestigjioze nga e gjithë bota për ta përcjellë dhe raportuar mbi këtë event.

Shumë zyrtarë të lartë të sportit dhe legjenda ndërkombëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt për projektin “Football for Friendship” në nivel si global, po ashtu edhe lokal ndër vite, ku ndër ta është sekretarja gjenerale e FIFA-së Fatma Samoura dhe ylli i madh Holandez, Marco Van Basten.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që jam përzgjedhur si futbollisti i ri, në rolin e ambasadorit të Kosovës gjatë projektit Football for Friendship, të organizuar këtë vit. Të jem pjesëmarrës i kësaj lëvizje globale e bazuar në sportin që unë e dua, si dhe pjesëmarrja në hapjen e kampionatit botëror Rusia 2018, është një ëndërr që u realizua”, ka thënë Jon Latifaj

“Asnjëherë nuk kam menduar se aftësitë e mija në shkrim dhe dashuria për futbollin, do të më ofronin mundësinë të jem pjesë e një projekti ndërkombëtarë për fëmijë të talentuar, e veçanërisht të përcjelli të gjitha ngjarjet gjatë finaleve të Botërorit. Do të jap më të mirën”, u shpreh Denis Zaiti, gazetari i ri i sportit.

Para fillimit të Kampionatit, futbollistët e ri do të marrin pjesë në kampin përgatitor ‘Friendship Camp’ (Kampi i miqësisë) nën udhëheqjen e trajnerëve të ri dhe nën mbikëqyrjen e lojtarëve të famshëm, derisa të gjithë fëmijët po ashtu do të marrin pjesë në “Nine Values School” Shkollën e nëntë virtyteve, ku do të njoftohen me vlerat thelbësore të projektit në mënyra të ndryshme.

Kombet e Bashkuara e kanë lavdëruar këtë iniciativë si një program botëror unik arsimor, e poashtu kanë lavdëruar edhe inspirimin për emërimin e ekipeve ndërkombëtare të miqësisë pas emrave të kafshëve të rrezikuara nga të gjitha kontinentet e botës, e cila ngrit vetëdijen për zhdukjen e mundshme të këtyre kafshëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme