Me dy shënimet ndaj Bayernit, Dajaku arrin shifrën e 20 golave në 15 ndeshje

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 09:49 | Nga

Të shtunën shënoi një gol për ekipin U-19 të Stuttgarit. Të dielën shënoi dy gola për ekipin U-17 të Stuttgartit. Për 17-vjeçarët i ka plot 20 gola në 15 paraqitje kampionale.

Ky bilanc bën që Leon Dajaku të vlerësohet lart në Gjermani. Ai pret që në verë të bashkohet me ekipin e parë, senior, të klubit të njohur gjerman, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pasi luajti të shtunën për 19-vjeçarët, Dajaku të dielën startoi si zëvendësues për 17-vjeçarët. Kur hyri në lojë skuadra e tij po humbiste 3:1 nga Bayern Muencheni, që është lider.

Bayerni është kampion i Gjermanisë për të rinj (U-17) dhe nuk ka pësuar humbje këtë edicion. Por Dajaku ia doli që për një pjesë të shënojë dy gola ndaj tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme