Dy yjet e Unitedit mund të transferohen te West Bromi

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 16:28 | Nga

West Brom është duke përgatitur të bëjë lëvizje të dyfishtë për mbrojtësit e Manchester United, Chris Smalling dhe Phil Jones

Tony Pulis njihet si një trajner që i ndjekë yjet e dështuar të Manchester Unitedit, pasi edhe më herët kishte siguruar shërbimet e Johny Evans dhe Darren Fletcher nga “Djajt e Kuq”.

The Mirror raporton se Pulis është admirues i Jones, i cili mund të luajë edhe si mesfushor qëndror, derisa beson se Smalling mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për të.

Sidoqoftë, Jose Mourinho e vlerëson lartë Chris Smallingun – pavarësisht se së fundmi e kishte kritikuar për mentalitetin e tij gjatë sezonit të kaluar.

Të dy lojtarët kanë edhe dy vite të mbetura në kontratat e tyre me Unitedin, por e dinë se duhet të luajnë regullisht për të pasur mundësi të ftohen në Kombëtaren e Anglisë për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme