Dybala: Mos më krahasoni me Messin

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 10:41 | Nga

Paulo Dybalas nuk i pëlqen të krahasohet me Leo Messin
Yllit të Juventusit, Paulo Dybalas, nuk i pëlqen të krahasohet me atë të Barcelonës, Lionel Messin, pavarësisht se shihet si pasardhës i argjentinasit.

“E admiroj shumë Messin”, tha Dybala për “La Repubblica”, i cili shtoi: “Ai ka fituar Ligën e Kampionëve disa herë, derisa unë po ëndërroj për të parën”.

“Dua ta fitojë këtë me Juven. Në fushë jemi të barabartë dhe do të bëjë gjithçka për ta mposhtur atë”, shtoi Dybala.

“Unë Messi i ri? Njerëzit duhet të kuptojnë se unë jam Paulo Dybala dhe dua të vazhdoj të jem kështu. I kuptoj njerëzit që mundohen të krahasojnë, por unë nuk dua të jemi Messi i ri, ose Messi i së ardhmes. Ai është unik, sikur Maradona”, ka shtuar mes tjerash Dybala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme