Dybala: Ter Stegen mund të luaj edhe si mesfushor

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 12:09 | Nga

Për sulmuesin e Juventusit Paulo Dybala, portieri i Barcelonës Ter Stegen është aq i mirë sa mund të luajë edhe si mesfushorë

Në formë shakaje, për të vërtetuar se sa i mirë është portieri i Barcelonës, Andre Ter Stegen, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, tha se ai mund të luajë edhe si mesfushorë.

Juventusi e Barcelona do të takohen të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve dhe Dybala është në dijeni se do të jetë një sfidë shumë e vështirë.

“Arma më e fuqishme e Barcelonës është lëvizja me topin, mënyra se si e qarkullojnë atë”, tha fillimisht Dybala

“Ata kanë një portier tejet të mirë, që luan bukur me dy këmbët, mjaftueshëm për të qenë edhe mesfushor”, shtoi argjentinasi.

Ai ka thënë se do të ishte i lumtur edhe sikur të mos shënonte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme