E shiti sa ishte te Chelsea, tani Mourinho e kërkon te United

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 08:33 | Nga

Jose Mourinho që prej ardhjes në stol te Manchester United ka shpenzuar miliona euro, por skuadra ende nuk ka përmbush pritshmëritë e zyrtarëve dhe tifozëve të Djajve të Kuq.

Prandaj, portugezi ka hartuar një plan për të sjellë më shumë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në krye të top-listës së lojtarëve që po kërkon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit duket se është Romelu Lukaku, transmeton Telegrafi.

Këtë të fundit portugezi e kishte në dispozicion sa ishte trajner i Chelseat, ku më pas e shiti për 28 milionë funte në Everton

Tani, Mou është i gatshëm ta blejë për një shumë prej 40 milionë funte për të qenë partner i Zlatan Ibrahimovicit në vijën e sulmit të Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme