Edhe Berisha i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 20:56 | Nga

Një tjetër futbollist kosovar, Besart Berisha, pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Pas lajmit që Kosovës do t’i bashkohen Rashica, Meha dhe Bytyqi, edhe ish-futbollisti i Prishtinës ka gëzuar tifozët kosovarë.

Ka qenë futbollisti Enis Fetahu, i cili përmes rrjetit social Facebook ka zbuluar se shoku i tij, Besart Berisha, do t’i bashkohet kombëtares kosovare të futbollit.

Berisha qe një kohë të gjatë paraqitet në kampionatin australian të futbollit. Ai ka një përvojë të gjatë dhe besohet se mund të japë ende kontribut për Kosovën, e cila sivjet nis kualifikimet për Botërorin që zhvillohet në Rusi më 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme