Edhe një medalje nga xhudoja

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 21:49 | Nga

Erza Muminoviq (kategoria -44 kg) është xhudistja e radhës që i sjell Kosovës medalje.

Erza ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane, që po mbahet në Zagreb.

Medaljet në këtë kategori i ndau kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Erza Muminoviq është në Top 5 garueset më të mira në renditjen për të reja në kualifikimet për Lojërat Olimpike për të rinj “Buenos Aires 2018”.

Nesër garon Fationa Kasapi, në kategorinë -57 kg, të cilës i urojmë suksese.

Të ngjashme