Edhe një tjetër betejë sportive mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:28 | Nga

Përfaqësueses U-20 të Kosovës në Hendboll për femra ia ka rënë të jetë në të njëjtin grup me Serbinë në kuadër të eliminatoreve për botërorin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Hungari.

Dje u tërhoq shorti në Vjenë dhe përcaktoi Kosovën në Grupin 5, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit të ardhshëm.

Ndeshjet kualifikuese luhen prej datës 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) në të kaluarën ka lejuar përballje mes Kosovës dhe Serbisë, pikërisht në hendbollin e femrave.

Në kuadër të kualifikimeve për evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë. Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015.

Kosova I kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet. Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40:12.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme