Ekipi i mundshëm i Real Madridit për edicionin e ardhshëm

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 12:17 | Nga

Real Madridi nuk ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm shtetëror.

Gjiganti spanjoll u eliminua në Kupën e Mbretit ndërsa mbeti mbrapa edhe për titullin e kampionit ku dy trofetë u fituan nga Barcelona.

Por ‘Los Blancos’ mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve për vitin e tretë radhazi pasi janë në finale me Liverpoolin.

 

Për edicionin e ri, Real Madridi po planifikon përforcime të mëdha kryesisht në fazën e sulmit.

Ndërkohë në portë pritet një investim i rëndësishëm pasi po tentohet transferimi i portierit brazilian Alisson.

Numri një i Romës mund t’i bashkohet Realit nëse ofrohen një shumë rreth 100 milionë euro.

12 herë kampioni i Evropës, do të tentojë transferimin edhe të dy sulmuesve.

Objektivi numër një mbetet braziliani Neymar, që do ta zëvendësonte Karim Benzeman.

Ndërkohë në vend të Gareth Bale, pritet transferimi i egjiptianit Mohamed Salah.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit për edicionin e ri:

Alisson*, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Kroos, Casemiro, Salah*, Ronaldo, Neymar*.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme