“El Clasico” përfundon pa fitues

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 18:11 | Nga

Sergio Ramos e ka shpëtuar Real Madridin nga humbja në “Camp Nou”, në përballjen me Barcelonën.

Ka përfunduar 1:1 derbi i javës në futbollin evropian, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Pjesën e parë e nisi më mirë Reali, duke rrezikuar disa herë portën e Barcelonës.

Pavarësisht këtyre mundësive, rrjetet mbetën të paprekura në pjesën e parë.

Ishte Barcelonë krejt tjetër në pjesën e dytë, që nuk vonoi shumë dhe gjeti rrugën e golit.

Një harkimi të Neymar nga gjuajtja e lirë, iu përgjigj Suarez që shfrytëzoi markimin jo të mirë të mbrojtjes së Realit, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53’.

Kur po luhej minuta e 90-të, ishte mbrojtësi Sergio Ramos që shënoi me kokë për të barazuar në 1:1, për t’ia evituar humbjen e parë Realit këtë edicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme