Eliminohet Man Utd, ja çfarë i ndodhi Mourinhos pas ndeshjes me Sevillan

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 08:57 | Nga

Tifozët e Manchester United kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj Jose Mourinhos.

Jose Mourinho është duke u ballafaquar me thirrje për shkarkim nga posti i menaxherit në Manchester United.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2:1 në Old Trafford nga Sevilla bëri që “Red Devils” të përshëndeten nga gara elite evropiane për klube.

Kurse, pas takimit në rrjete sociale, tifozët e Manchester United kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj Mourinhos, përcjell Lajmi.net.

Tifozët e skuadrës së madhe angleze e mbajnë përgjegjësinë tek portugezi për dështimin e madh në Ligën e Kampionëve dhe kërkojnë shkarkimin e tij nga posti i menaxherit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme