Ëndrrën e Formula 1 Massa synon ta realizojë në Formula E

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 11:03 | Nga

Ai garoi në 269 gara të Formula 1, i fitoi 11 prej tyre dhe në vitin 2008 për pak i iku titulli kampion. Tash Felipe Massa ka vendosur ta sfidojë veten në Formula E. Aty kërkon titullin e kampionit, sukses që asnjëherë nuk e shijoi në Formula 1.

Piloti 37-vjeçar, i cili u largua nga Formula 1 në fund të edicionit 2017, ka firmosur kontratë për të garuar me skuderinë Venturi në Formula E, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Ai në kampionatin e bolidëve elektrikë do të debutojë në fund të këtij viti kur nis edicioni i pestë i kësaj serie të garave.

Massa beson në sukses. Këtë përshtypje e ka fituar pasi ka testuar bolidët e Formula E në dy garat e fundit të edicionit 2017/18 kur u paraqit në Zuerich dhe New York.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme