Enrique: Me tetë sulmues ndaj Juves

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 09:44 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka paralajmëruar se do të luajë me tetë sulmues ndaj Juventusit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-0 në Torino, ashtu që Blaugranët duhet të fitojnë 4-0 për të shkuar në gjysmëfinale.

“Tash jemi në një fazë ku skuadrat na dëmtojnë me shumë pak mund dhe kjo ndikon në vetëbesimin tonë”.

“(Megjithatë) ne vazhdojmë të jemi në garë në të gjitha frontet dhe fitorja (3-2) ndaj Real Sociedadit na ka forcuar. Është një moment i mirë për ta nisur rikthimin (ndaj Juves)”.

“Nuk ka dyshim se në një pjesë të lojës do të jemi shumë afër rikthimit. Do të rrezikojmë shumë saqë mund të luajmë me tetë sulmues ndaj tyre, kur ta kemi parasysh se nuk kemi asgjë për të humbur”.

“Tifozët duhet të kenë besim te këta lojtarë, të cilët kanë fituar gjithçka. Ne jemi një ekip kampionësh”, ka deklaruar Enrique.

Të ngjashme