Erdhi si yll te Reali, por Zidane nuk po e lë të luajë

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 09:04 | Nga

Mosinkuadrimi i Dani Ceballos te Reali po llogaritet si një nga gabimet e trajnerit Zinedine Zidane këtë edicion.

Talenti spanjoll u transferua për 18 milionë euro nga Betisi në verë, por trajneri francez nuk po i beson fare atij.

Në vetëm dy ndeshje, Ceballos ka qenë startues, anipse në dy ndeshjet kishte paraqitje të mira, Zizu nuk i ka garantuar asnjëherë më vend titullari.

Vetëm 186 minuta lojë kanë qenë të rezervuara për mesfushorin e ri spanjoll gjatë tërë këtij edicioni.

Madje Ceballos nuk është ftuare fare nga Zidane në tri ndeshjet e fundit duke shtuar zërat se ai mund të braktisë Realin pas vetëm pak muajsh të kaluar te kjo skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme