Erjon Kastrati do mungojë në ndeshjen ndaj Lituanisë

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 10:22 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka marrë dy goditje në prag të ndeshjeve të para eliminatore për Botërorin Kina 2019.

Erjon Kastrati është lënduar në ndeshjen e së hënës me skuadrën e tij Petrol Olimpija dhe nuk do të mundë të luajë të premten e të dielën, njoftoi Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një statusi në Facebook.

Edhe amerikani Shawn Jones nuk iu ka përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Brad Greenberg, me arsyetimin se ka nevojë për pushimin e gjunjëve.

Ata nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjet e skuadrës për ndeshjet kundër Lituanisë në Prishtinë këtë të premte dhe kundër Hungarisë në Debrecen të dielen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme