Është arritur marrëveshja, Xhemaili te një skuadër e njohur

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 13:41 | Nga

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili pritet të bëhet me skuadër të re.

Anëtari i skuadrës italiane, Bologna në qershor do ta vazhdoi karrierën në MLS ligën amerikane.

Është skuadra e Montreal Impact që ka siguruar shërbimet e Xhemailit dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre, Joey Saputo.

“Xhemaili është një lojtar i joni. Ai ka një para kontratë me ne dhe do të arrijë këtu gjatë afatit kalimtar të verës”.

“Ai do të qëndroi në Serie A deri në fund të stinorit pastaj do të në bashkohet në Montreal. Jemi të lumtur për të”, ka deklaruar Saputo.

30-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Ligën Premier me Bolton Wanderers dhe gjigantin turk Galatasaray.

Në Itali, Xhemaili ka luajtur për skuadra të njohura si Napoli, Genoa, Parma e tani në Bologna.

Të ngjashme