Fabregas: Messi apo Ronaldo? Leo është më i miri i të gjitha kohërave

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 15:38 | Nga

Ish-lojtari i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave edhe nëse nuk e fiton Botërorin.

Messi dhe Ronaldo kanë fituar nga pesë herë topin e artë në 10 vitet e fundit. Ata kanë dominuar tash e një dekadë dhe kanë fituar çdo titull të mundshëm individual dhe ekipor, përveç Kupës së Botës me Kombëtaret e tyre.

Presioni vazhdon të ritet te ata se duhet ta fitojnë këtë trofe për t’u krahasuar me legjenda si Maradona e Pele, por për Fabregasin Messi është “jashtëtokësor” dhe nuk ka nevojë që ta fitojë Botërorin.

“Njerëzit të cilët kanë luajtur me të ose dinë për futbollin do të thonë se Leo është më i miri dhe lojtari më i kompletuar i të gjitha kohërave”, tha Cesc.

“Cristiano është fantastik dhe të gjithë e admirojnë për atë që e bënë, ai është luftarak”.

“Kur flasim për lojtar të kompletuar, Messi është bërë golashënuesi më i mirë, është bërë pasuesi më i mirë, ai mund të shënojë me të dy këmbët, me kokë, ai mund të driblojë më shumë se katër lojtarë”, vazhdoi Fabregasi.

“Ai ka një vizion për të bërë asistime, ai është lojtari më i kompletuar, pa asnjë dyshim. Mendoj se ata e respektojnë njëri tjetrin dhe vazhdojnë kështu. Krahasimi mes tyre po vazhdon qe një kohë të gjatë dhe kjo mund t’i mërzisë ata”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme