Farah akuzon mediat se po ia shkatërrojnë trashëgiminë

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 11:48 | Nga

OlIkona britanike e atletikës, Mo Farah, ka akuzuar disa media se po ia shkatërrojnë trashëgiminë për marrëdhënien e tij me trajnerin Alberto Salazar.

Britaniku Farah ka punuar me amerikanin Salazar që nga viti 2011, duke fituar katër medalje të arta olimpike dhe gjashtë të arta të botës, shkruan BBC.

Salazar është nën hetime nga Agjencia Amerikane e Antidopingut. Si ai ashtu edhe Farah mohojnë se kanë thyer ndonjëherë rregullat e antidopingut.

“Aq shumë herë ju djema keni qenë jokorrektë me mua”, ka thënë Farah. “Fakti është se unë kam arritur atë që kam arritur vetëm nga puna e madhe. Duke u angazhuar vit pas viti dhe duke ofruar sukses për vendin tim. Nganjëherë e shoh bizare se si disa njerëz shkruajnë gjëra të caktuara vetëm sa për të shitur storien e tyre”.

Farah, 34-vjeçar, të shtunën mbrëma fitoi medaljen e argjendtë në 5000 metra vrapim në botërorin “Londra 2017”, ndërsa po në këtë botëror kishte fituar më herët të artën në 10 mijë metra vrapim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme