“Faraoni” nuk ka çmim

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 10:11 | Nga

Liverpooli e konsideron të pashitshëm Salahun.

Salah po shkëlqen këtë sezon në Premierligë dhe menjëherë klubet më në zë evropiane u vunë në lëvizje për transferimin e 25-vjeçarit.

I pari në listë që kërkon të përforcohet me egjiptianin Salah është Real Madridi, por te Liverpool janë të vendosur: për “faraonin” nuk ka një çmim.

“Të Kuqtë” e konsideron lojtarin të pashitshëm dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë ofertë qoftë nga Reali apo ndonjë klub tjetër.

Liverpool është duke u përpjekur madje të zgjas edhe mbi 2022 kontratën me lojtarin që ka realizuar 32 gola në 39 paraqitje, sezoni më i mirë në karrierë për egjiptianin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme