Fassone: Nuk do të ketë shpenzime në janar

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 16:58 | Nga

Drejtori i klubit, Marco Fassone pranon se Milani do të shpenzojë vetëm nëse është e nevojshme pasi klubi ka shënuar një humbje prej 32.6 milionë eurosh.

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, Fassone bëri vërejtje pas një takimi të vogël aksionarësh në Casa Milan të martën.

Takimi ndodhi pasi Milani njoftoi se ata kishin pësuar një humbje prej 32.6 milionë euro në mes të 1 janarit dhe 30 qershorit.

Kjo është një humbje prej 3.4 milionë eurosh më pak në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra vitit 2016.

Për më tepër, pronari i Rossonerëve, Li Yonghong, u konfirmua se kishte paguar 22 milionë euro të premten e kaluar, si pjesë e një rritjeje të pritshme të kapitalit.

Kjo erdhi pas një investimi fillestar prej 27 milionë eurosh në shtator, megjithëse është ende 11 milionë euro më pak se 60 milion euro që klubi kishte parashikuar.

Ndryshe, të dielën gjatë ditës u fol për një mundësi të marrjes së një kredie të re të klubit Rossoner.

Kjo kredi do të shërbente për t’i paguar borxhet te fondi Elliott Managment dhe borxhet të fondi tjetër do t’i kthente në periudhë pesë vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme