Federata braziliane dënon Chapeconsen

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 17:12 | Nga

Federata e Futbollit të Brazilit ka marrë një vendim të pabesueshëm, ndoshta edhe qesharak.

Ajo ka vendosur të dënojë skuadrën e Chapeconse dhe Atletico Miniero, për mos zhvillimin e ndeshjes kampionale.

Chapeconse vjen nga një tragjedi e madhe ajrore që i kushtoi me vdekjen e 19 lojtarëve.

Federata e Futbollit të Brazilit, për mos zhvillimin e ndeshjes ka vendosur të dënojë të dy skuadrat humbje nga 0:3 në tavolinë, e po ashtu duke iu hequr edhe nga dy pikë.

Ky vendim ka irrituar tifozët e futbollit në Brazil dhe në gjithë botën, që kanë kërkuar më shumë solidarizim me Chapeconse, pas asaj që ndodhi më 2 dhjetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme