Federata Shqiptare e Futbollit dënon Skënderbeun e Partizanin

Tiranë | 16 Sht 2016 | 18:46 | Nga

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) shqyrtoi problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Komisioni, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe vendosi të dënojë KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojës. Për këtë, klubi korçar duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë lekë.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës dënoi KF “Partizani” për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë, pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojes, dhe e gjobiti me 200 mijë lekë.

Edhe Tirana me Flamurtarin u ndëshkuan për sjellje të gabuar të tifozëve dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë.

Të ngjashme