Federer për herë të tetë në karrierë fiton Wimbledonin

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 17:19 | Nga

Roger Federer ka fituar titullin e tetë historik në Wimbledon, pasi ka mposhtur Marin Cilicin në finale me rezultat 3:0 me sete.

Tenisti zviceran ka dominuar këtë viti turneun e madh të Wimbledonit, duke e fituar për herë të tetë.

Ky triumf i Federerit në Wimbledon vjen pas pesë viteve, kur e kishte fituar për herë të fundit.

Federer e ka mposhtur në finale Marin Cilicin me rezultat 3:0 në sete.

Seti i parë u fitua me rezultat 6:3, i dyti me rezultat 6:1, ndërsa i fundit u fitua më ngushtë, 6:4.

Ky ishte titulli i 19-të në Grand Slam për zviceranin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme