Federer rrëmben trofeun e Indian Wells

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 09:32 | Nga

Roger Federer e ka fituar turneun BNP Paribas Open duke rrëmbyer trofeun e pestë në karrierë në Indian Wells.

Zvicerani mposhti bashkëkombësin e tij, Stan Wawrinka, në finale me rezultat 2-0 në sete (6-4, 7-5).

Federer, i cili e fitoi edhe Australian Open këtë vit, është shprehur shumë i gëzuar për këtë triumf.

“Kjo ka qenë një javë përrallash. Është një ndjenjë e bukur. Ndoshta nuk është aq befasuese sa Australia, por është gjë e shkëlqyer për të vazhduar me fitore në Amerikë”.

“Është një fillimviti ëndrrash. I kam tejkaluar krejtësisht pritjet e mia. Ka qenë një fillim i pabesueshëm i vitit”, ka deklaruar tenisti numër 10 në botë.

Të ngjashme