Fekir afër Liverpoolit

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 12:56 | Nga

Nabil Fekir pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Liverpoolit për edicionin e ri.

Mediumet angleze kanë raportuar se Liverpooli është pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Lyonit për transferimin e Fekirit pas finales të Ligës së Kampionëve.

Për kartonin e Fekirit, Liverpooli pritet të paguajë 65 milionë euro dëmshpërblim.

Mesfushori 24-vjeçar, te Liverpooli shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp.

Fekir këtë edicion ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 40 ndeshje për Lyonin në të gjitha garat.

Fekir në vitin 2013 ka debutuar me ekipin e parë të Lyonit dhe ka kontratë me të deri në verën e vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme