Fëmijëria e vështirë mes varfërisë dhe luftës, ku janë rritur finalistët e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 12:42 | Nga

Të lindur mes varfërisë, të arratisur nga lufta, një jetë mes alkoolit dhe drogës së prindërve të të afërmve të tyre.

Kjo është fëmijëria e finalistëve të sotëm të Ligës së Kampionëve, të cilët kanë kaluar peripeci dhe vështirësi të shumta gjatë jetës dhe karrierës së tyre.

Nga një vështrim i përgjithshëm shihet se futbollistët e Zidanit kanë pasur një fëmijëri të qetë dhe pa shumë probleme, në krahasim me ata të Juventusit.

Futbollistët e të gjithë finales u përkasin shtresave të ndryshme sociale. Te Juventusi mjafton të shohësh atë që ka kaluar Aleks Sandro, i cili duhet të bënte 5 kilometra për t’u stërvitur.

Bashkëkombasi i tij Dani Alvesh gjithashtu ka vuajtur shumë sepse përpara se të shkonte në shkollë, duhet të ndihmonte babanë e tij për të mbledhur shalqi dhe domate.

Edhe dy brazilianët e Realit si Marselo dhe Kasemiro nuk kanë pasur fëmijëri të lehtë, sepse i pari, pavarësisht se ishte në Rio De Zhaneiro, jetonte në varfëri. Kasemiro u përball me një dramë të madhe pasi humbi të atin që kur ishte 3 vjeç.

Lojtarët me prejardhje nga Kroacia (Modric) dhe boshnjaku Miralem Pjaniç janë larguar nga vendlindja e tyre për shkak të luftës, për të gjetur një jetë më të mirë.

Ashtu siç kishin emigruar, Mandzukic, Khedira dhe të tjerë. Bufon, Bonucci dhe Barzalji janë rritur në familje me të ardhura mesatare, ndërkohë që Higuain u rrit në një familje të dashuruar me futbollin.

Babai i tij “Pipa” ishte një lojtar i zoti, ndërsa Higuain po ashtu është duke shkëlqyer. Fëmijëri të vështirë kishin edhe lojtarët si Isco, Karvajal, Navas dhe Varane, ndërsa Ramos u lind në Sevije.

“Askush nga ne nuk u rrit në Beverli Hills”, i tha kapiteni i Realit, Diego Simeones përpara ndeshjes. Kishte të drejt

JUVENTUS:

GIANLUIGGI BUFFON (Kararra, Itali)

Fëmijërinë kapiteni bardhezi e ka kaluar në vendlindjen e tij në Karrara, një komunë e rajonit të Toskanës. Prindërit e tij kanë një të kaluar si sportistë, në fakt që të dy kanë qenë hedhës gjyleje.

ANDREA BARZAGLI (Fiesole,Itali)

Një tjetër toskan puro në radhët e “Zonjës”. Mbrojtësi është rritur në një familje me mirëqenie të lartë, por asnjë sportist në gjirin e saj, babai tregtar, ndërsa e ëma shtëpiake në rastin e “Barzos”.

LEONARDO BONUCCI (Viterbo, Itali)

Fëmijëri e qetë në Viterbo ku e gjithë qyteza mendonte se do të ishte i vëllai ai që do të bënte karrierë në futboll. Për të mirën e familjes, i ati punonte në Telekom teksa pasdite bënte llogaritarin.

GIORGIO CHIELLINI (Pisa, Itali)

Baba ortoped, ndërsa e ëma menaxhere në kompani lundrimi në Livorno. Xhorxho ia shpërblen me një master në ekonomi dhe një karrierë si futbollist të mbushur me suksese.

ALEX SANDRO (Katanduvo, Brazil)

Braziliani tjetër i formacionit të Alegrit vjen nga Katanduva, një qytezë rreth 400 km larg Sao Paolos. Baba i papunë, djaloshi rritet mes një varfërie të skajshme.

SAMI KHEDIRA (Shtutgart, Gjermani)

Nëna e tij punonte si shitëse dhe ishte shtetase gjermane, ndërsa i ati një emigrant nga Tunizia. Në rastin e kampionit të botës mund të themi se është shembulli i përsosur i integrimit në Bashkimin Europian.

MIRALEM PJANIC (Tuzla, Bosnjë Hecegovinë)

I lindur mes peripecive të luftës në Bosnjë, i ati i ofron një shans më të mirë duke emigruar familjarisht në Luksemburg. Edhe në rastin e tij, integrim i arrirë në mënyrë të përsosur

DANI ALVES (Zhuazeiro, Brazil)

Fëmijëri e vështirë si shumica e brazilianëve. I lindur në Zhuazeiro, hapat e para i hodhi në fushat me shalqinj e domate ku nuk luante futboll, por ndihmonte familjen të siguronte bukën e gojës

PAULO DYBALA (Laguna Larga, Argjentinë)

Lindur dhe rritur në Laguna Larga, në afërsi të Kordobës në Argjentinë. Teksa “La Hoja” mësonte driblimet e para, familja jetonte me të ardhurat e një kinkalerie që kishin nën pronësi.

MARIO MANDZUKIC (Slavonski Brod, Kroaci)

Mario i palodhur lindi në Slavonski Brod, një qytezë sot kroate, në ish-republikën jugosllave. Për t’i shpëtuar luftës, familja u largua mes peripecish në drejtim të Gjermanisë për një jetë më të mirë.

GONZALO HIGUAIN (Brest, Francë)

Nënë piktore dhe baba futbollist, ai lindi në Brest të Francës kur i ati luante akoma futboll. Pak pas lindjes së Gonzalos, familja u rikthye në Argjentinë ku ai nisi rrugëtimin që sot e solli në Kardif.

REAL MADRID

KEILOR NAVAS (Shën Izidor, Kosta Rika)

Futboll, det dhe kuaj. Kejlor Navas kaloi një fëmijëri modeste në Kosta Rikë, por shumë i lumtur dhe me ëndrra. Shtëpia e tij ishte pjesë e një zone turistike dhe njerëzit nuk mungonin asnjëherë.

DANIEL CARVAJAL (Leganes, Spanjë)

Dani ka lindur në Leganes, një nga lagjet më të populluara të Madridit. Shumë pak gjëra për të bërë në fëmijërinë e tij, por u rrit në një ambient shumë të qetë dhe të kulturuar.

RAPHAELE VARANE (Lilë, Francë)

Rritet në një ambient diskret dhe të mbrojtur për shkak se vendi i lindjes së tij është ishulli francez i Martinikës. Në moshën 9-vjeçare detyrohet të largohet drejt Lensit për të nisur shkollën e futbollit.

SERGIO RAMOS (Kamas, Spanjë)

Kapiteni i Realit të Madridit ka lindur në Kamas, një vend i vogël në periferi të Sevijes. Një lagje jo e keqe. Përpara publikut të tij vendas luajti disa ndeshje dhe u ndie heroi i një populli.

MARCELO (Rio de Zhaneiro, Brazil)

Ka lindur në Botafogo të Rio De Zhaneiros. Mos t’ju shkojë mendja te plazhet e bukura dhe te luksi, sepse edhe ai, ashtu si gjithë të tjerët është rritur në varfëri dhe në një situatë shumë të vështirë.

LUCA MODRIC (Zadar, Kroaci)

Fëmijëria e tij ishte e bukur, por gjithçka shkatërrohet nga lufta dhe mesfushori kroat në atë kohë ishte vetëm gjashtë vjeç. I vranë gjyshin dhe pastaj u detyrua të jetojë si emigrant në një hotel.

CASEMIRO (San Hoze do Kampos, Brazil)

Babai i tij humbi jetën kur ishte vetëm 3 vjeç. Një moment shumë i vështirë për jetën e brazilianit, i cili duhet të kujdesej gjithashtu për vëllezërit më të vegjël. U rrit në skamje dhe në rrezik

TONI KROOS (Grifsvald, Gjermani)

Babai i tij ishte trajner, ndërsa e ëma kampione në sportin e badmintonit. Ishte pjesë e një familjeje borgjeze dhe kaloi një rini të lumtur, fillimisht pranë detit Balltik dhe më pas në Rostok.

ISCO (Benalmadena, Spanjë)

Plazh, diell dhe futboll në Benalmadenën e bukur, një vend pranë Malagës. Lagje shumë e njohur dhe e populluar. U rrit në një familje punëtore dhe e mësoi të luante futboll në rrugë.

CRISTIANO RONALDO (Funkal, Portugali)

Babai i tij ishte i alkoolizuar dhe vëllai filloi të merrej me drogë. Fëmijëria e yllit portugez ishte shumë e vështirë, aq sa brilante dhe e bukur është jeta e tij në këto momente. U largua nga familja që i vogël.

KARIM BENZEMA (Lion, Francë)

Tetë vëllezër, familje emigrantësh nga Algjeria. Vështirësitë kuptohen vetë për një fëmijë, i cili duhet ta ndiente veten disi të huaj dhe aspak francez në vitet e para. Jo shumë gjëra për t’u mbajtur mend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme