Feniks – Tbilisi State University, 7:3

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 15:39 | Nga

Feniksi, ka arritur të kaloj në raundin e Elitë të “UEFA Futsall Cup”.

Skuadra e futsallit Feniksi, ka arritur të kaloj në raundin e Elitë të “UEFA Futsall Cup”, pasi ka arritur të mposht me rezultat të thellë skuadrën Tbilisi State University 7:3.

Skuadra nga Drenasi, arriti që qysh në pjesën e parë të tregohet më e mirë se kundërshtari duke arritur që ta mbyll me rezultat 3:1 pjesën e parë duke dominuar plotësisht.

Edhe në pjesën e dytë kampioni i Kosovës, në futsall arriti që për mrekulli të menaxhoj epërsinë e krijuar duke arritur që të shënoj edhe plotë katër herë për të arritur fitore të madhe me rezultat prej 7:3.

Golat për skuadrën kosovare u shënuan tri nga Brahimi, përderisa nga dy gola shënuan edhe Mejzini dhe Alibegu realizuan nga 2 gola, për t’ia siguruar Feniksit pozitën e dytë në grupin 2 me gjashtë pikë.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës. Në atë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.

Të ngjashme