Ferronikeli fiton derbin e Drenicës

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 20:42 | Nga

Ferronikeli e ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 1:0, në ndeshjen hapëse të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipin vendës e kaloi në epërsi Albutrint Morina me supergolin e shënuar në minutën e 77-të, duke ia siguruar Ferronikelit një fitore tejet të rëndësishme dhe që e ngrit në pozitën e tretë, me gjithsej 34 pikë.

Që nga fillimi i ndeshjes, Ferronikeli pati edhe disa mundësi për shënim, duke dominuar plotësisht në të dy pjesët e lojës.

Formacioni i Ferronikelit:
F. Smakiqi, H. Shala, A. Haliti, A. Prekazi, A. Dabiqaj, Q. Elshani, A. Thaqi, G. Arifaj, K. Hamed, Y. Hoxha, A. Morina.
Trajner: Ismet Munishi.

Formacioni i Drenicës:
F. Neziri, Sh. Lushtaku, A. Bejta, S. Bejta, A. Sykaj, D. Gashi, A. Thaqi, H. Tahiri, G. Hamiti, T. Dajaku, A. Abazi.
Trajner: Sadat Pajaziti.

Gjyqtarë të ndeshjes: M. Degabriel, Th. Zammit, D. Spencer, S. Spiter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme