FFK dënon ashpër futbollistët e Ballkanit e Flamurtarit

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 08:53 | Nga

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar me gjobë prej 500 eurosh klubin Ballkani për “lëshime në organizim të ndeshjes së javës së 14-të në Ligën e Parë të Kosovës ndaj Flamurtarit”, të zhvilluar më 13 nëntor.

Dy ekipet ishin përleshur dhe ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 34-të.

Pasi i dha fitoren në tavolinë Flamurtarit, FFK ka shqiptuar masa ndaj pesë futbollistëve, ndërsa një nga të akuzuarit është liruar:
Ilir Morina i Ballkanit është dënuar me ndalesë loje në kohëzgjatje për një vit, për shkak të sjellje josportive dhe përleshjen me futbollistët kundërshtarë.

Albion Muhadri i Ballkanit është liruar nga akuza për shkak se nuk është gjetur provë se kishte marrë pjesë në përleshje dhe ka të drejtë loje.

Leotrim Brahimajt të Ballkanit i është dhënë Vërejta e Fundit.

Flakron Hasani i Flamurtarit dënohet me ndalesë loje në kohëzgjatje për gjashtë muaj.

Fidan Hasani i Flamurtarit me Vërejtja e Fundit.

Korab Hasani i Flamurtarit dënohet me gjashtë muaj ndalesë loje.

Të gjithë këta kanë të drejtë ankese në afatin kohor prej tetë ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme