FFK ndryshon orarin e ndeshjeve në Superligë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:55 | Nga

Komisioni i garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e javës së 27-të në Vala Superligë.

Orari i ndeshjeve ka ndryshuar pasi tani e tutje të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër pret Feronikelin.

Për ditën e shtunë janë programuar të zhvillohet tri ndeshje të tjera.

Liria do të jetë nikoqire e Llapit në Prizren, ndërsa Prishtina do të pres Besën e Pejës.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Skenderaj ku Drenica pret Flamurtarin e Prishtinës.

Drita do ta pres Vllazninë të dielën, ndërsa Trepça ’89 luan në ‘Riza Lushta’ me Vëllaznimin. 

Vala Superliga – Java 27

E premte, 13 prill, ora 15:00

Gjilani – Feronikeli

E shtunë, 14 prill, ora 15:00

Liria – Llapi
Prishtina – Besa
Drenica – Flamurtari

E diel, 15 prill, ora 15:00

Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Vllaznia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme