FFK-së i shkojnë huq milionat e FIFA-s

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 14:03 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë një prej federatave përfituese nga programi FIFA Forward, që u themelua pas ardhjes së Gianni Infantinos në krye të federatës botërore.

Kështu thuhet në raportin financiar të FIFA-s që u miratua në mbledhjen e kësaj organizate në Bogota të Kolombisë, ku precizohet se FFK ka përfituar 2,5 milionë dollarë nga ky projekt.

Mirëpo, federata jonë nuk i ka ekzekutuar të gjitha projektet edhe pse, sipas raportit të FIFA-s, ia ka pasur paratë e nevojshme për këtë.

FFK, sipas raporteve që ka publikuar FIFA,  nga ky fond për dy vite ka shfrytëzuar vetëm 41 % ose 1 milion e 50 mijë dollarë amerikan.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, nuk ka shfrytëzuar 1.4 milion dollarë. Raporti financiar i FIFA-së, i cili u miratua nga Këshilli i FIFA-së, në Bogota, bën të tregon se Maqedonia nga programi i FIFA-së, ka shfrytëzuar vetëm 59 % të buxhetit të parashikuar nga kjo organizatë edhe atë për dy vitet e kaluara.

Në një situatë të ngjajshme janë edhe federata e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë. FSHF-ja nga ky program i FIFA-së, ka harxhuar vetëm 39% ose 1 milion dollarë.

Për dallim nga këto tri federata të futbollit, ajo e Francës e ka kaluar buxhetin, ashtu që për projekte ka shpenzuar 500 mijë dollarë më shumë.

Një buxhet më të madh ka shfrytëzuar edhe Republika e Irlandës. Projekti „FIFA Forward“ i dedikohet zhvillimit të futbollit në çdo vend anëtar të FIFA.

Ndryshe në këtë raport financiar të FIFA-së, është bërë publike se në ciklin 2019 – 2022, FIFA çdo anëtare të sajë do ti vejë në disponim 1.5 milion dollarë për një vit.

Ndryshe ky raport financiar është publik, ndërsa FIFA do ta miratojë në Kongresin e saj që do të mbahen në Moskë, në dy ditë para nisjes së botërorit Rusia 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme