FIBA Europe Cup “vjen” në Kosovë

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 20:49 | Nga

Ekipet kosovare do t’i luajnë, të mërkurën, ndeshjet e radhës të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup dhe që të dy takimet do të zhvillohen në Kosovë, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Pejë, shkruan në gaqen zyrtare të FBK-së.

Sigal Prishtina është nikoqire e skuadrës turke, Demir Insaat, në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky duel i takon xhiros së katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup, transmeton Sportali.

Në ballafaqimin e parë të luajtur javë më parë në Stamboll, Demir Insaat e pati mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat të thellë 100:58. Bardhekaltrit në tri xhirot e para nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore në kuadër të Grupit H, andaj edhe kalimi në fazën e dytë të FIBA Europe Cup mbetet mision shumë i vështirë për klubin nga kryeqyteti.

Ndërkaq Peja e pret në palestrën e sportit “Karagaçi” duke filluar nga ora 19:30 ekipin e Cluj-it nga Rumania. Në duelin e parë të laujtur javë më parë në qytetin e Clujit, fitore kanë realizuar rumunët me shifrat 85:76.

Verdhezinjtë në tri xhirot e para në Grupin G kanë bilanc prej 2 humbje e 1 fitore dhe ende janë në lojë për të siguruar një vend në fazën e dytë të FIBA Europe Cup

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme