FIFA: Lojtarët që kanë luajtur për ekipet tjera pas 13 majit, s’mund të luajnë për Kosovën

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 14:42 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk dëshironte t’i “ngucë” Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Shani Tarashajn, por edhe kosovarët e Shqipërisë, para se ta kryenin Kampionatin Evropian me Zvicrën e Shqipërinë.

Shtëpia e futbollit besonte se ata do të kenë të drejtë ta zgjedhin Kosovën pas Evropianit “Franca 2016”. Por, ky ka dal të jetë gabim fatal i FFK-së, e cila qe dashtë t’i ftojë yjet menjëherë pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, përkatësisht para Kampionatit Evropian.

Gazeta zëri shkruan se është vet FIFA ajo e cila ka konfirmuar se lojtarët kosovarë që kanë luajtur në “Euro 2016” me shtete tjera, pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA e FIFA, më nuk kanë pasur të drejtë t’i bashkohen Kosovës. Kështu kishte thënë edhe Granit Xhaka, të cilit nuk i besohej dhe quhej “tradhtar” nga kosovarët, ndërsa pretendimin e Xhakës e kishte hedhë poshtë edhe FFK-ja, e cila thoshte se futbollisti i Zvicrës, bashkë me Behramin, Shaqirin, Tarashajn dhe gjithë futbollistët tjerë kishin të drejtë t’i bashkohen Kosovës.

“Ata futbollistë nuk është dashur të zgjedhin të luajnë për federatën e mëhershme të tyre sepse kanë pasur mundësinë që të zgjedhin ekipet përfaqësuese të FFK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme