FIFA publikon renditjen e re

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 15:58 | Nga

FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin Gusht, teksa nuk ka asnjë ndryshim për kuqezinjtë tanë.

Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 37-të në Botë në kuotën e 739 pikëve. Shumë pak kombëtare kanë arritur të fitojnë pozicione ose të humbasin ndonjë vend në renditje në këtë klasifikim të ri të publikuar nga qeveria e futbollit Botëror kjo për vetë faktin se shumica e ekipeve përfaqësuese nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore që pas përfundimit të Euro 2016-të.

Kombëtarja shqiptare në klasifikimin e FIFA-s për muajin Gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia e Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Dy ndeshjet e radhës për kombëtaren kuqezi janë ato ndaj Marokut dhe Maqedonisë. Miqësorja ndaj përfaqësueses afrikane do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin Loro Borici ndërsa sfida eliminatore për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, 5 ditë më pas në të njëjtin stadium.

fifa tabela

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme