FIFA vjen me një lajm të madh për Kosovën dhe Shqipërinë

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 17:22 | Nga

Gianni Infantino këmbëngul në idenë e tij për organizimin e një Botërori me 40 skuadra dhe në më shumë shtete.

Presidenti i FIFA-s deklaroi se, këto dy tema do të diskutohen edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij institucioni, që do të mbahet në Zyrih më 13 dhe 14 tetor.

Infantino ka hedhur sytë nga Botërori i vitit 2026 për të vënë në jetë këto ide.

“E dini të gjithë opinionin tim në lidhje me shtimin e numrit të skuadrave në botëror. Të gjithë e pamë entuziazmin gjatë Europianit të Francës, që u luajt me një format me 24 skuadra. Duhet të kuptojmë se këto lloj eventesh nuk janë vetëm në aspektin sportiv, por kanë një ndikim edhe në jetën sociale”, ka thënë Infantino.

Përsa i përket përcaktimit të vendit organizator të Kupës së Botës 2026, Infantino tha se është ende herët të flitet për këtë çështje dhe se vendimi do të merret në vitin 2020.

Për momentin, mes kandidaturave janë edhe ato të Meksikës, SHBA-ve dhe Kanadasë, por nuk përjashtohet mundësia që Botërori i 2026-s të zhvillohet në shumë shtete, duke kopjuar modelin e UEFA-s, duke parë se “Euro 2020” do të mbahet në 13 vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme