Fituesit e kërcimit nga Ura e Fshejtë shpërblimin ia dedikojnë familjes Gërqina

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 14:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edicioni i 67-të i kërcimeve nga Ura e Fshejtë do të mbahet këtë të diel. Ky edicion do të jetë më i veçantë nga edicionet paraprake pasi gara do t’i dedikohet shkrimtarit Ali Podrimja, Kampionit të shumëfishtë Besim Mulliqi si dhe Sali Riza Gërqinës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur, Artan Muhaxhiri, nga Këshilli Drejtues i kësaj gare në një konferencë për media.

Sipas tij, deri më tani janë bërë përgatitjet e duhura për mbajtjen e kësaj gare përkundër vështirësive të shumta financiare.

“Kjo garë është shndërrua një krye lajm në mediet e ndryshme botërore të cilat na kanë dhënë akoma më tepër motivim dhe Forcë që në këtë vit të mobilizohemi më tepër pavarësisht ngecjeve kryesisht financiare të cilat i përcjellin të gjitha federatat, klubet edhe kërcimet nga Ura e Fshejtë nuk kanë mundur t’i ikin kësaj. Pavarësisht vështirësive në këtë aspekt jemi munduar dhe me një përkrahje të vetme nga Komuna e Gjakovës kemi arritur që të organizojmë edicionin e sivjetmë”, tha Muhaxhiri, raporton EO.

Veçanti tjetër e këtij edicioni të garës së kërcimeve nga Ura e Fshejtë është edhe se pavarësisht se kush do të fitoj, të gjithë pjesëmarrësit janë dakorduar që shpërblimet në vlerë prej 2000 euro t’i dhurohen familjes së kampionit Sali Gërqina, trupi i pajetë i të cilit, javë më parë u gjend në ujërat e Urës së Fshajtë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe dy garuesit Florid Gashi dhe Shkelzen Goci të cilët u shprehen mjaft optimist për një paraqitje dinjitoze në këtë garë.

Të ngjashme