Footballexpert: Kosova e re me të ardhme të ndritur

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 16:42 | Nga

Footballexpert.com e sheh Ukrainën si favorit në përballje me Kosovën, për të cilën thotë se është ende e re, por me të ardhme të ndritur.

“Kosova mund të ketë të ardhme të ndritur, por momentalisht janë larg që të konkurrojnë në këtë nivel. Por, Ukraina duhet ta justifikojë në këtë ndeshje statusin e favoritit absolut, veçanërisht që Kosova vjen pas një debakli ndaj kroatëve”, shkruan Footballexpert.com.

Kjo faqe parasheh se do të ketë shumë gola në ndeshjen e së dielës që luhet në Poloni.

Por, përkundër që Ukrainën e sheh si favoritë ajo shkruan se edhe Kosova do të ketë rastet e saj, përkundër që ka një ekip të pa përvojë.

“Problemet e Ukrainës në mbrojtje do të thotë se edhe Kosova do të ketë rastet e saj, por me një ekip aq të ri është e vështirë të shikohet se si do të reagojnë pas humbjes prej 6-0. Mbrojtja e Kosovës ishte shumë naive dhe Ukraina mund të përfitojë nga kjo”, shkruan Footballexpert.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme