Formacionet e mundshme: Dortmund – Tottenham

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 09:58 | Nga

Borussia Dortmund do ta presë Tottenhamin sonte në kuadër të xhiros së pestë fazës grupore të Ligës së Kampionëve në “Signal Iduna Park”.

Lajm i mirë për Dortmund është kthimi i sulmuesit të rrezikshëm Pierre-Emerick Aubameyang. Por, Marco Reus, Sebastian Rode, Erik Durm dhe Lukas Piszcezek do të mungojnë.

Ndërkohë, për Tottenham në dyshim janë Harry Kane dhe Dele Alli, të cilët u zëvendësuan në pjesë të dytë në ndeshje ndaj Arsenalit të shtunën.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Borussia Dortmund: Burki, Toljan, Zagadou, Bartra, Guerreiro, Castro, Dahoud, Sahin, Yarmolenko, Pulisic, Aubameyang

Tottenham: Lloris, Sanchez, Dier, Vertonghen, Aurier, Winks, Dembele, Rose, Eriksen, Son, Llorente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme