Futbolli rus varet shumë nga ndikimi i shtetit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:21 | Nga

Kur nikoqirja e Kupës së Botës, Rusia, e hap turneun më të madh të futbollit më 14 qershor, ajo do të aktivizojë skuadrën më së ulëti të ranguar nga të 32 pjesëmarrësit në këtë botëror.

Përfaqësuesja e Rusisë është e 70-ta në renditje të FIFA-s, tri vende prapa rivalit të saj në ndeshjen hapëse – Arabisë Saudite.

Nuk ka asnjë shpjegim të vetëm për atë se çfarë e përbën futbollin rus, por një prej origjinave të vështirësive të përfaqësueses mund të mbështetet në një tipar të ekonomisë së Rusisë: përfshirja e madhe e shtetit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Me disa përjashtime, investuesit privatë kanë refuzuar futbollin rus, kështu që shumica e klubeve të elitës kontrollohen nga autoritetet rajonale apo nga kompanitë shtetërore, duke lënë skuadrat të cenueshme nga shkurtime të buxheteve dhe nga zhvendosjet e prioriteteve politike.

Pasiguria ka bërë që shumë mbështetës të shmangin investimet në zhvillimin e futbollit bazë, duke sjellë yje të shtrenjtë të huaj në garë për rezultate kur kohët janë të mira dhe në shitje të tyre kur buxhetet zvogëlohen.

“Të gjithë duan të jenë sprinterë. Askush nuk dëshiron të investojë në periudhë afatgjatë”, thotë Anatoly Vorobyov, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Rusisë. “Në vend se të investohej[në shkolla futbolli, në futboll bazë, një pjesë e madhe e buxhetit shtetëror shpenzohet te lojtarët e huaj, në kontratat masive të lojtarëve” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme