Futbollistet shqiptare pësojnë 9:0 nga Serbia

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 16:36 | Nga

Shqipëria U19 e vajzave humbi thellë 9 – 0 me Serbinë në Tiranë dhe tani është jashtë garës për fazën finale të Euro 2017. Skuadra e Nevil Dedës pësoi një tjetër disfatë të thellë pas asaj 11 – 0 me Skocinë pak ditë më parë.

Përfaqësuesja shqiptare rezistoi deri në minutën e 25’ pa pësuar gol.

Një paraqitje e dobët e Shqipërisë U19 të vajzave, që i mbetet vetëm takimi me Qipron që do të luhet të hënën po në Tiranë.

Vetëm një fitore e shmang vendin e fundit në grup.

Të ngjashme