Futbollisti kosovar transferohet te klubi i njohur sllovak

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 18:06 | Nga

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Rabotniçkit, Suad Sahiti është vënë në radarët e kampionëve të Sllovakisë, Zhilina.

Drejtuesit e skuadrës sllovake, gati një kohë të gjatë janë duke e ndjekur mesfushorin kosovar të Rabotniçkit, ndërsa së fundmi kanë bërë edhe disa bisedime me drejtorin dhe presidentin e “romantikëve”.

Ndërkohë jozyrtarisht mësohet se skautët e skuadrës së Zhilinës kanë qenë prezent në ndeshjen që Rabotniçki e luajti ndaj Tre Penes në Shkup, për të ndjekur nga afër cilësitë e Sahitit, i cili kishte paraqitje të shkëlqyeshme, ku shënoi edhe një gol.

Përveç Zhilinës, për Sahitin janë të interesuar edhe disa klube tjera evropiane, ndërsa deri më tani nuk ende asnjë lëvizje konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme