Futbollisti i Liverpool-it kryen vizitat mjekësore te Juventusi

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 10:29 | Nga

Juventusi është shumë afër përforcimit të radhës për sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Italisë gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, shkruan indeksonline.

Mesfushori gjerman ka arritur në Torino dhe po kryen vizitat mjekësore në klinikën e Juventusit.

Kontrata e tij me finalistët e Ligës së Kampionëve përfundon në fund të muajit dhe do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Zonjën e Vjetër.

24 vjeçari mendohet se do të përfitoj një pagë rreth 5 milionë euro plus bonuset.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme