Gabriel Jesus: Goli i anuluar ndryshoi lojën

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:41 | Nga

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka pohuar se vendimi për anulimin e golit të dytë ndryshoi lojën kundër Liverpoolit.

“Qytetarët” kaluan në epërsi gjatë minutave të parë të takimit dhe kishin rast të mirë për golin e dytë kur Leroy Sane realizoi, por ky gol u anulua nga gjyqtari Antonio Mateu Lahoz, i cili dështoi të shihte se James Milner bëri prekjen e fundit të topit para se të realizonte gjermani.

Liverpooli fitoi takimin me golat e Mohamed Salah dhe Roberto Firmino ndërsa Jesus pas ndeshjes ka thënë se anulimi i golit vështirësoi gjërat për ekipin e tij.

“Ia dolëm të realizonim herët dhe kjo ishte e rëndësishme. Pas kësaj e dominuam takimin”, ka thënë Jesus.

“Për Sanen ishte fatkeqësi dhe e vështirë ta pranosh, sepse mendoj se e ndryshoi lojën paksa. Por është e vështirë të flasësh për golin nëse duhej pranuar apo jo. Kjo është pjesë e futbollit, këso gjërash ndodhin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme