Gani Sejdiu, trajneri i ri i Feronikelit

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 13:47 | Nga

Gani Sejdiu është emëruar zyrtarisht trajner i Feronikelit.

Njeriu që e bëri “Niklin” kampion për herë të parë në historinë e vet, njëherit trajneri më i suksesshëm në histori te Feronikelit është rikthyer në Drenas pas një viti e gjysmë, duke nënshkruar kontratë një vjeçare. Meqë ka mbetur afërsisht një muaj deri ne fillim të edicionit të ardhshëm në Superligë, Sejdiu duhet të veproj shpejtë për të perforcuar skuadrën, sidomos në mbrojtje, duke pasur parasysh që në këtë afat kalimtar janë larguar disa futbollistë të njohur nga Feronikeli.

Trajneri mitrovicas menjëherë ka dhënë propozimet e tij per futbollistët që ai deshiron, dhe ata që shpejtë mund të veshin fanellën e dy herë kampionit të Kosoves janë qendërmbrojtësi Edmond Turku e portieri Arben Beqiri. Sejdiu mund të peshkoj edhe te skuadra që e drejtoi edicionin e kaluar, Besa, meqë gjendja e klubit pejan nuk është e mirë dhe një numër i madhë i futbollistëve po largohen. Kujtojmë që te “Nikli” është transferuar ditë më parë mesfushori Qemail Elshani, por gjatë kësaj periudhe janë larguar 7 futbollistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme