Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me pilotët e Klubit “Ballonat e Sahit Ukës”, ka fluturuar me parafllajd mbi bukuritë natyrore të Kosovës.
Gashi ka publikuar në Facebook një video nga ky fluturim, në mbishkrimin e së cilës është zotuar se do të mbështesë në veçanti sportet specifike, të cilat sipas tij po zhvillohen shpejtë, transmeton Ekonomia Online.
“Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. Padyshim që këto suksese të sporteve dhe sportistëve tonë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes së madhe nga MKRS-ja”, ka shkruar Gashi.
Bashkë me pilotët e Klubit "Ballonat e Sahit Ukës" ?përjetova momente të veçanta gjatë fluturimit mbi bukuritë e rralla natyrore ⛰?që ka vendi ynë??Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. Padyshim që këto suksese të sporteve dhe sportistëve tonë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes së madhe nga MKRS-ja. #KG
Posted by Kujtim Gashi on Sunday, July 22, 2018