Gashi premton ndarjen e fondeve për përfundimin e palestrës në Samadrexhë, kërkon intensifikim të punimeve

Vushtrri | 04 Kor 2018 | 14:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Palestra Sportive në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë do të përfundohet brenda këtij viti pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, premtoi që do të sigurojë fondet e nevojshme për përfundimin e punimeve.

Sipas ministrit, shuma e nevojshme për përfundimin e punimeve është rreth 500 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se është një fat i keq që punimet e ngjashme po mbesin peng i mosndarjes së fondeve.

“Ka qenë një projekt i paraparë në faza për tri vite, por jemi të përkushtuar që të përmbyllim brenda këtij viti si dhe do zotohemi që t’i sigurojmë fondet për finalizimin e këtij projekti duke e pasë parasysh që fshati Samadrexhë ka një traditë në zhvillimin e sportit e veçanërisht në hendboll”.

“Është një fat ndoshta i keq shumë projekte e kanë fillu me vite dhe nuk kanë përfundu. Jemi zotu, jemi përkushtu që këto projekte t’i finalizojmë sivjet dhe në vitin e ardhshëm dhe projekteve të reja që i kemi në projektet tona buxhetore”.

Kreu i MKRS-së kërkoi nga kompania që t’i intensifikojë punimet në mënyrë që të përfundohen në afatin e caktuar, raporton EO.

” Ne kemi kërkuar sot edhe nga organet mbikëqyrëse që t’i intensifikojnë punimet dhe unë i inkurajoj edhe kryetarin e komunës, edhe drejtoreshën që të jenë çdo ditë në vizitë te ky objekt në mënyrë që të informojnë për dinamikën e punimeve”.

“Sipas projektit dhe sipas organit mbikëqyrës janë edhe rreth gjysmë milionë euro që do t’i sigurojmë për ta përfundu këtë projekt . Ne një pjesë të mjeteve e kemi të siguruar, por sigurisht që edhe me rishikim të buxhetit por edhe alternativa të tjera jemi zotu që këtë punë ta përfundojmë këtë vit dhe fondin do ta sigurojmë deri në tetor dhe nëntor ta kemi të gatshëm për finalizimin e projektit”.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Gashi, u zotua se pas ndarjes së fondeve nga ministria ky projekt do të kompletohet.

“Bashkë me ministrin kemi inspektuar punët në mbarëvajtjen e ndërtimit tw palestrës sportive këtu në fshatin Samadrexhë. Është një objekt kapital sportiv për qytetin e Vushtrrisë, i cili është i domosdoshëm për të rinjtë për sportistët e komunës sonë që do të jetë në funksion të zhvillimit të sportit”.

“Fshati Samdrexhë është i njohur për sportin, për hendbollin në veçanti. Besoj që shumë shpejt do të kompletohet e që ministria të përgjigjet shumë shpejt me fonde që të përfundohet dhe kompletohet objekti”.

Ndërtimi i palestrës sportive në Samadrexhë ka filluar dy vite më parë ndërsa është planifikuar që punimet të përfundojnë në fund të muajit tetor.

Të ngjashme