Gati sa nuk u rrahën, 25 truproje ndalin McGregorin për ta goditur Mayweatherin (Video)

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 15:13 | Nga

Një nga momentet më të tensionuara nga të gjitha konferencat për shtyp ishte përballja “sy më sy” e Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në New York.

Pasi mori fjalën Mayweather, ai shkoi për ta provokuar McGregorin, e kjo nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Irlandezi u ngrit për ta sulmuar boksierin amerikan, por në atë moment u afruan 25 truproje nga ekipi i Mayweather që e ndalën McGregorin nga një sulm fizik.

Më pas Mayweather mori flamurin irlandez sërish në krah ashtu sikurse në Toronto, por tash nuk u pengua askush, teksa në fund gjuajti edhe të holla në drejtim të McGregorit.

Dueli i madh mes boksierëve zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena në Las Vegas.

https://youtu.be/giZdB4ehRbw

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme