Gattuso: Rezultati nuk e reflektoi ndeshjen

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:09 | Nga

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ndjen se humbja 4:0 ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë nuk e reflektoi paraqitjen në fushë, transmeton zeri.info

Rezultati ishte 0:0 deri në minutën e 56-të, ndërsa Juventusi më pas shënoi katër gola për tetë minuta.

“Futbolli është kështu. Rezultati nuk e reflekton paraqitjen, por ju paguani për gabimet. Për 56 minuta, ne bëmë atë që duhej dhe Juve nuk ka shkaktoi asnjëherë probleme përveç një goditjeje me kokë të Mandzukicit”, deklaroi Gattuso.

“Ne duhet ta pranojmë dhe ta kuptojmë se ne bëmë gabimet tona dhe duhet t’i pranojmë ato. Unë gjithashtu jam një trajner i ri, jam duke mësuar, unë bëj gabime dhe duhet ta gjej se çfarë shkoi gabim në mënyrë që të përmirësohemi”, shtoi ai.

 

“Ne nuk duhet ta shikojmë rezultatin 4:0, por duhet ta kuptojmë sesi humbëm dhe çfarë duhet të bëjmë për t’u përmirësuar. Kjo dhemb, tani ne kemi dy ndeshje kundër dy ekipeve që janë më në formë se ne dhe duhet të provojmë që të hyjmë në Ligë të Evropës me paraqitje më të mirë se kjo”, u shpreh italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme